Xhemajliu, ishte sypatrembur në luftë e shumë i thjesht atëherë e tash dhe punëtor në liri

04.03.2019 10:44:28

Nga Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar

Nga Ditari im (4)

Xhemajli Rexhep Kastrati, heroi i gjallë dhe vëllai, Esherefedin R. Kastrati, dëshmor, luftuan si luanë.

Aktiviteti politik e ushatrak (luftarak) i Xhemajli Rexhep Kastratit

Xhemajliu: Nuk kam pranua pozita udhëheqëse përveç si ushtar, as banesë dhe privilegje të tjera

Baca Ali: “Nëse dikush ka luftue hakikat, ai a kân Xhemajli R. Kastrati, ushtari që nuk deshi banesë, pozitë e grada dhe vëllai, Esherefedin R. Kastrati, tash dëshmor”.

Xhemajliu: Nuk kam pranua pozita udhëheqëse përveç si ushtar e as banesë e ndonjë privile.

Xhemajli Rexhep Kastrati (ka lindur më 27 shtator 1963), është vëllai më i madh i dëshmorit, Esherefedin Rexhep Kastrati (Esherefedini ka lindur më 17 nëntor 1979, i pamartuar).

Për Xhemajliun do të flas me dëshirë jo pse e kam kusheri por sepse të gjithë fshati e rrethi i Podrimjes, më folën për te si për një ushtar, shembullor, për të mirë që as sa qon “Miza me krah” nuk kish marrë e nuk ka përfitua pas “lufte”, si shumë “komandantë” të tjerë që nuk ia din skejen pasurisë.Xhemajliu është i martuar dhe ka 7 fëmijë. Me profesion është elektricist.
Më 1978, në moshën 16 vjeqare është dënua me 3 vjet burg, nga gjykata e Prizrenit për aktivitet politik.

Më 1982, pasi kishte shkruajtur parulla dhe ishte nën vëzhgimin vazhdueshëm të UDB-së, Xhemajliu ilegalisht e kalon kufirin dhe
ik në Shqipëri.

Xhemajliu, aktivitetin politik e kombëtar e fillon më 1978, shumë i ri.
Më 11 korrik1994, pasi ishte arrestua nga policia e Rahovecit, njëri nga policët hetues e ka lënë derën e ndërtesës gjysmë të hapur dhe shkon me e marrur nje pendrrek me e rreh Xhemajliun, ky e shfrytzon rastin dhe ik nga ndërtesa e policisë së Rahovecit dhe shkon e strehohet në Pataqan të Ulët te Januz Avdija, 3 ditë. Familja e Januzit i ka pas dhet (delet) në Shar, dhe atje shkon, bashkë me qobanin dhe “i ruan delet” edhe 17 ditë të tjera e pastaj “kam dalur në Maqedoni. Aty kam ndejtur dy jave ditë, te Xhelal Canziba, në Shkup.

Xhemajliu, bashkë me Besnikun (vëllai) dhe Rexhepin (babën) ishin arrestua, më 11 korrik 1994 dhe torturohën nga policia serbe, po në Rahovec (nga Đura?).

Aktiviteti politik e ushatrak i Xhemajli Rexhep Kastratit
Nuk do të ishte pakë sikur për Xhemajliun të shkruaja me dhjetëra e qindra faqe, faqe të bardha, të letrës së bardhë për luftën që ka bërë, luftën kundër forcave serbe, për çlirimin e vendit.
Më 1993 në Rahovec është formua Qeveria Komunale e Rahovecit, me Xhelal Canziban, për mbrojtje e Ibrahim Kryeziu, shef i ekzekutivit ndërsa komandant i Ministrisë së Mbrojtjes për Bashkësinë Lokale për 7 fshatra: Drenofc, Senofc,Pastasel, Kaznik, Zatriq, Pataqan, Nashpall, jam emrua unë, Xhemajli R. Kastrati.
Në vitin1995, isha në Gjermani, dhe prej atje k`thehem në Tiranë.
Në qershor të vitit 1998 shkoj në Ministrinë e Mbrojtjes. Aty ishte Kadri Bala i Dabërdalanit, në përfaqesinë e Kosoves, ishte si pike takimi, person kontaktues. Mua më caktojnë si roje, sigurim fizik të Kolonel Ahmet Krasniqit që ishte një nder i madh të isha pranë tij por unë nuk kam pranua dhe vetëm i kam falenderua për besimin.
Dëshira ime ishte të shkoj sa më parë në Kosovë. Pra nuk ndihesha i qetë në asnjë detyrë tjetër që më caktohej përveç që sa më shpejt të shkoj në Kosovë.
Xhemajliu caktohet në Njësinë Speciale që kishte qenë edhe në ish APJ-në, si vëzhgues diverzant
Shtabi i njësisë speciale ishte në Qerret të Kavajës (në Shqipëri), e komandant ishte Rashit Mustafa, ish oficer karriere nga Vitia.
Prej Qerretit vijmë në Kukës e në Kalimash.

Xhemajliu: Nuk kam pranua pozita udhëheqëse përveç si ushtar.
Disa herë ma përsëriti se nuk kam pranua të kem pozita ushtarake apo ndonjë privilegj, sado të vogël sepse ia kam pasur borgj atdheut që të rreshtohem me trimat e tjerë ushtarë për mbrojtjen e atdheut.
Më 30 qershor 1998, në orën 11-të drekës, kemi marrë pjesë në Luftën e Koshares kundër njësive speciale serbe “Zharka”.

Kur u k`thyem në Kalimash, si dhuratë ma dhanë një revolver, 9 mm të Qekosllavakisë dhe gradën Rreshter i vjetër. Ishte hera e parë që mora pozitë udhëheqëse komanduese, si komandant i togit të parë, “Garda Profesionale, “Skënderbeu”, Njësia Elitë”.

Më 26 Nëntor 1998 jemi nisur nga Shqipëria e kemi mbërri më 28 nëntor (26-28 nëntor 1998), kemi hyrë në Kosovë, “Garda Profesionale Skënderbeu”, ka pas 125 ushtarë. Unë isha Zv. Komandant i Batalionit (Bërthamë), TRI NJESI ME 125 USHTARE.
Kishte edhe njësi tjera të këmbësorisë, të shtabit në Babinë, afër Papaj. Pas 57 orëve marsh, bijmë në pritë në Lubizhdës së Hasit.
Unë isha zv. Komandant i Batalionit, të Gardes Kombëtare e komandant ishte Fatmir Dushaku, ndërsa komandant i përgjithshëm, komandant zone, Sylejman Kollqaku, ish oficer i APJ-së, në Bileqe të Bosnjes.

Një vëzhgues, pasi plagoset, zihet rob e serbët e kanë qu në spital të Gjakovës, e pastaj pasi del nga spitali, e dërgojnë në burgun e Nishit. Pas luftës, ai lirohet dhe ka vdekur para dy viteve. Ky është Shaban Xhibixhiu, i Lubizhdës Hasit, djal hasreti.

Tri njesitë erdhëm në Breshanc, komuna e Suharekës. Prej Lubizhdës së Hasit, kemi udhtua me kamiona deri në Breshanc të Suharekës.
Komandanti i zonës, Sylejman Kollqaku, më emron Komandant Operative në Budakovë (S3).

S1, ishte për punë personale, S2, zbulim-kundër zbulim, S3 operativë, S4-logjistikë dhe S5- Moralo-Politikë.

Komandant Batalioni ishte Fehmi Berisha nga Carravrana e i
Batalioni të Dytë, Brigada 123, komandant ishte Gezim Hazrolli i Banjës së Malishevës, e Komandant Zone, ishte Sylejman Kollqaki i cili kishte qene profesor në akademinë ushtarake në Bileqë të Bosnjës.
Jemi Batalioni më i sukseshëm në Kosovë me 47 ditë luftime frontale në Budakovë, Bukosh, Vraniq, Gjinoc, Greikoc, Sallagrazhdë, Dvoran, Potaqan, Maqitevë, Delloc, Reqan dhe Muhalan.


“Më 1998, isha vetëm 4 ditë pushim në familje. Isha i martuar dhe kisha 5 djem, një vajzë e nusen e re e pas luftës më lindi edhe ni qikë”.
Vëllai im, tash dëshmor, Eshrefedini vritet vetë i katërti, me: Mizahir e Bekim Ismën nga Rahoveci e Arjan Ibrahimin nga Shkodra. Vendi ku vriten është, te Maja e Shkodranit, (Vranstina) pas 3 ditëve luftë, pa u ndalur e kur i kishte vetëm 18 vjet.

Kufomat nuk kemi mundur me i terhjek, policia serbe i ka djegur. “Nëse dikush ka luftue hakikat, ai a kân Eshrefedin R. Kastrati”, tha baca Ali.
E Lepurushat e muarën pushtetin duke ikur (shen. imi).
Pas lufte jam demobiziualizua menjëherë sepse nuk kam pasur besin në aftësitë e mia duke mendua e shpresua se vetëm profesionistët, së pakut pas luftëss do të punonjë në vendin që iu takon. As tash nuk jam i angazhuar ani pse në ish APJ-në kisha qenë njësi elitë. Presion kam pasur që të rrijë në ish TMK-në por unë aq shumë e kam dashur vendin dhe ushtrinë time saqë nuk kam pasur besim se mund ta kryej detyrën me nder, si një kadet ushtarak ose oficer me akademi ushtarake.

Ti ke thënë: “poqese shkon gjithkush në profesionin e vete, Kosova ka një ardhmeri të sigurtë” e pyeta unë.
-Po tha ai dhe më buzqeshi sikur nuk ndodhi kështu, së pakut jo edhe me lepurushat (lpk-istët, shën. i autorit).

Lepurushët ishin të interesuar më shumë të marrin pushtet, që ne s`e kishim, se sa të bënin luftë kundër pushtuesit, thanë disa nga të pranishmit.

Për meritat në luftë, pas lufte në Suharekë mu ka nda një banesë por nuk e kam marrë, tha Xhemajliu.

Vazhdon

Malmö, 4 mars 2019