Zbulohet e vërteta rreth fjalimit të Trump-it

22.01.2017 20:07:30

Pjesa më e madhe e fjalimit të Donald Trump në inaugurimin e tij nuk është shkruar nga ai – siç ai kishte thënë në një postim në Twitter – por nga dy prej këshilltarëve kryesorë të tij.

Dy ditë para inaugurimit, Trump kishte postuar një fotografi në Twitter me një mesazh të shkurtër ku thoshte se në momentin që kishte bërë foton ishte duke shkruar fjalimin në shtëpinë në Mar-a-Lago.

Por, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se shumicën e fjalimit në fakt e kanë shkruar Stephen Miller dhe Steve Bannon, shkruan Wall Street Journal.

“Nuk mendoj se kemi pasur një fjalim të tillë prejse në Shtëpinë e Bardhë kishte ardhur Andrew Jackson”, ka thënë hartuesi i strategjive dhe këshilltari kryesor i Trump, Bannon, për Wall Street Journal.