Zyrtarja e LDK-së e takon presidentin e Borusia Dortmundit

04.02.2017 22:26:39

Zyrtarja e LDK-së, Shyhrete Bytyqi është takuar me presidentin e skuadrës së madhe gjermane, Borusia Dortmund, Reinhnard Rauball.

Në një postim në Facebook, ajo ka treguar për bisedën dhe dashurinë e Rauball që ka për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ky është postimi i saj:

Me Presidentin e Klubit të Borusis Dr. Reinhnard Rauball.

Më impresionuan fjalët e mëdha që tha për popullin Kosovën, dhe kontributin e madhë që ka bërë për pranimin e Kosovës në UEFA, kam qenë kategorikisht pro Kosovës në UEFA duke bërë Po të madhe.

Dje tha aty ku fjala ime vlenë gjithmonë do të jetë Po për Kosovën. /IndeksOnline/