​Digjet shtëpia, humb jetën një femër

05.11.2016 16:04:21

Një femër ka humbur jetën si dhe një e mitur ka pësuar lëndime trupore si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një shtëpi në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Sipas Policisë, ende nuk dihen shkaqet e përfshirjes nga zjarri. Ndërkohë mësohet se viktima ishte duke qëndruar në një dhomë të shtëpisë. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. E lënduara pas pranimit të ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi, kurse, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.