18 të vdekur dhe 25 të plagosur në Somali (Foto)

19.02.2017 16:31:12

Një shpërthim nga një makinë me bombë vetëvrasëse shpërtheu në një treg në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, të dielën, duke vrarë 18 vetë dhe duke plagosur të paktën 25 persona, ka thënë një zyrtar lokal, pak ditë pasi u zgjodh presidenti i ri.

Viktimat janë konfirmuar nga kryetari i komunës Wadajir, Ahmed Abdulle Afrax, në qytetin ku ka ndodhur bombardimi, transmeton lajmi.net

‘’Isha duke qëndruar në dyqanin tim, kur një makinë erdhi në treg dhe shpërtheu. Unë pashë më shumë se 20 persona të shtrirë në tokë. Shumica prej tyre kishin vdekur si dhe marketi u shkatërrua plotësisht’’ tha dëshmitari Abdulle Omar.

Grupi kryengritës islamik që po lufton qeverinë e Somalisë, Al Shabaab, nuk ka marrë përgjegjësinë menjëherë. Ky grup gjithnjë ka qenë në gjendje të kryejë bombardime vdekjeprurëse, pavarësisht humbjes së madhe të territorit të saj në vend të paqeruajtësve të Unionit Afrikan që mbështesin qeverinë e Somalisë.

Këtë muaj, Somalia ka zgjedhur president të ri, Mohamed Abdullahi Mohamed. /Lajmi.net/

Civilians gather near the scene of a suicide bomb explosion at the Wadajir market in Madina district of Somalia’s capital Mogadishu February 19, 2017. REUTERS/Feisal Omar

Traders look at a stall destroyed at the scene of a suicide bomb explosion at the Wadajir market in Madina district of Somalia’s capital Mogadishu February 19, 2017. REUTERS/Feisal Omar

Civilians stand near a car destroyed in a suicide bomb explosion at the Wadajir market in Madina district of Somalia’s capital Mogadishu, February 19, 2017. REUTERS/Feisal Omar

Traders attempt to salvage their goods at the scene of a suicide bomb explosion at the Wadajir market in Madina district of Somalia’s capital Mogadishu, February 19, 2017. REUTERS/Feisal Omar