Hoti kërkon shkarkimin e Rikalos, dhe hetimin e pretendimeve të qytetarëve

03.10.2017 14:42:56

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, para deputetëve ka arsyetuar interpelancën e thirrur për ministrin e Bujqësisë Nenad Riaklo.

Hoti ka thënë se Haradinaj është thirrur për të dhënë sqarime për akuzat publike për maltretim të qytetarëve nga ministri i kabinetit qeveritar

“Institucionet duhet të udhëhiqen nga njerëz me duar të pastra, e asnjëherë me njerëz që kanë maltretuar qytetarët. Këta qytetarë kanë shfaqur hapur dyshimin se gjatë viteve të okupimit ministri i Bujqësisë ka maltretuar qytetarët shqiptarë. Populli nuk e meriton të ketë në qeveri njerëz që akuzohen. Grupi Parlamentar i LDK-së kërkon të trajtohen me seriozitet deklaratat e qytetarëve”, ka thënë Hoti, raporton lajmi.net.

Ai ka tërhequr paralele me ish ministrin Aleksander Jabllanoviq, ku u shkarkua pasi fyejti nënat gjakovare.

“Më lejoni të kujtoj deklaratën e ish ministri Jabllanoviq, që u shkarkua për shkak të fyerjeve që iu bëri nënave gjakovare pavarësisht që kërkoi falje. Kjo qeveri nuk ka fuqi ta shkarkojë Rikalon. Si reagim ndaj këtyre deklaratave kryeministri thotë se në bazë të hetimeve Rikallo nuk ka asnjë dosje”.

Hoti ka kërkuar që të shkarkohet Riaklo dhe të hetohen akuzat.

“Ajo çka është dashur të bëj kryeministri është dashur të shkarkohet deri të zbardhet e vërteta. Të shkarkohet Rikalo menjëherë, të hetohet akuzat e ngritura”, ka thënë Hoti