Sot më datë 05.10.2017 u mbajt Tubim Elektoral në Klinë ku u prezentua Programi zhvillimor lokal për qeverisjën e Klinës 2017-2021. Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i LDK-së akademik Isa Mustafa, deputetët e Kuvendit të Kosovës Avdullah Hoti, Besa Gaxheri, Anton Quni, Naser Rugova, Ismet Beqiri dhe deputetja nga Klina Mirjeta Kalludra. Në këtë tubim madhështor kryetari i degës Fadil Gashi theksoi se do ti heqim nga pushteti në Komunë ata që gjatë gjithë kohës u thirrën në vlera të luftës po ikën dhe i lanë ushtarët e vet nëpër male. Do t’ja kthejmë Klinës dinjitetin e nëpërkëmbur nga kryetari në ikje, theksoj Gashi.
Në fjalën e tij akademik Isa Mustafa theksoj se ky tubim tregon se Besim Hoti do jetë fitues i zgjedhjëve lokale në Klinë.
Ndërsa kandidati për kryetar të komunës së Klinës Besim Hoti shpalosi Programin e LDK-së për zhvillimin e Klinës. (në vazhdim fjala e kandidatit për kryetar Besim Hotit)
I nderuar kryetar i LDK-së akademik Isa Mustafa
I nderuar kryetar i degës se LDK-së në Klinë Fadil Gashi
Tё nderuar tё pranishёm; familje te dëshmorëve, martirëve, familje të të pagjeturve
Të nderuar anëtar të kryesisë qendrore, deputet të parlamentit të Kosovës
Të nderuar kandidatë për anëtar të Kuvendit komunal në Klinë
Tё nderuar anëtar të kryesisë, kryetar të nëndegëve, aktivist dhe simpatizantë tё devotshёm tё Lidhjes Demokratike tё Kosovёs
Te nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike
Shumë të respektuar qytetar te Komunës së Klinës, mirese keni ardh në këtë tubim elektoral për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Kam nderin dhe kënaqësinë që para jush të shpalos Programin qeverisës të degës së LDK-së në Klinë për qeverisjën e ardhshme lokale 2017-2021.
Që nga hapja e Fushatës Zgjedhore janë mbajtur shumë takime dhe vazhdojnë të mbahën ku po prezentohet vizioni, synimet dhe objektivat e Programit qeverisës të Lidhjes Demokratike te Kosovës për qytetarët e Komunës se Klinës.
Si kandidat i LDK-së për kryetar komune në Qeverisjën e ardhshme Lokale do të angazhohemi fuqishëm për një administratë komunale e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Prioritet do ta kemi zhvillimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimin e bujqësisë, turizmit dhe infrastrukturës, ngritje dhe përmirësim të cilësisë në arsim, shëndetësi, shërbime publike dhe ambient të pastër dhe atraktiv, për të jetuar dhe investuar. Strategjia dhe politikat arsimore dhe shëndetësore që parashihet të zhvillohen në periudhën e ardhshme afatmesme do të jenë në funksion jo vetëm të gjithëpërfshirjes por edhe të rritjes se cilësisë në arsim dhe shëndetësi.
Në fushën e infrastrukturës do të bëhet zhvillimi dhe zgjerimi i mëtejmë i infrastrukturës rrugore, zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve dhe përmirësimi i të gjitha shërbimeve administrative për biznese dhe qytetarë.
Në lëminë e mbrojtjes se ambientit planifikojmë objektiva që të bëhet parandalimi i ndotjes se mëtejshme të ujrave të lumenjve, rritja e sipërfaqeve të gjelbërta për kokë banori dhe ndërtimi i miniparqeve nëpër kënde të caktuara të qytetit ku ka hapësirë për to.
Do të rrisim nivelin e përgjegjësisë dhe transparencës se shpenzimeve publike dhe do të bëjmë një shpërndarje të baraspeshuar te projekteve kapitale nëpër lokalitete të Komunës sonë. Do të analizojmë mundësinë, përmes grupit punues nga ekspertët e fushës për zvogëlimin e taksës për ushtrimin e veprimtarisë afariste për bizneset e Klinës.
Në bujqësi do të nxisim zhvillimin e NVM-ve të reja në lëminë e bujqësisë-prodhimit primar bujqësor dhe përpunimit të produkteve bujqësore do të vazhdojmë investimet në sistemin e ujitjes, do të bëhet trajtimi i ujërave të zeza që të mos të derdhen në kanale të ujitjes, do të përkrahim investimet për grumbullimin e produktëve bujqësore.
Në lëminë e kulturës do të vazhdohet me organizimin e manifestimeve kulturore tradicionale, do ti kushtohet rëndësi trashigimisë kulturore historike me theks të veqantë lokalitetit arkeologjik në Dresnik.
Rinia është faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjitha zhvillimet, e veçmas ato që kanë të bëjnë drejpërdrejt më aktivitetët e të rinjve, prandaj problematikës së çështjeve që e preokupojnë rininë do t’i qasemi në mënyrë shumë më proaktive nga ajo që është bërë deri më tani në program kemi ndarjën e bursave për studentë të dalluar. Përmes sektorit të sportit do të angazhohemi në organizimin e aktivitetëve të klubeve sportive komunale dhe përkrahjen e tyre për pjesëmarrje në nivel të ligave të ndryshme në vend.
Qytetarë të nderuar klinas, aktivist, veprimtar dhe simpatizant të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Nuk do të flasim shumë për të kaluarën dhe për keqqeverisjën e Komunës gjatë dhjetëvjeqarit të fundit, sepse shumica e qytetarëve e kanë përjetuar e kanë ndjerë këte dhe çka do që të themi nuk mund të përshkruajmë më mirë gjëndjen se sa përvojat tuaja individuale që keni ndjerë mbi supet tuaja. Fushata zgjedhore këtyre ditëve ka nxjerr në pah edhe me shumë pasojat e kësaj keqqeverisje dhe ne do të përmendim vetëm një te vetme: Në vitin 2007 LDK-ja i ka humbur zgjedhjet dhe aduti kryesor i partisë që i pat fituar zgjedhjet ka qenë problemi i mungesës se ujit te pijes për qytetin e Klinës dhe premtimi se ky problem do të zgjidhet brenda një viti. Kanë kaluar 10 vite nga ajo kohë dhe Klina e ka problemin e ujit të pijës të pazgjidhur.
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – DEGA NË KLINË OSE LIDHJA PËR KLINËN është lidhja për ëndrrën dhe shpresën e brezave të kaluar dhe të tanishëm për një të ardhme me të mirë dhe me të dinjitetshme për qytetarët e saj prandaj kemi hyrë në këtë proces zgjedhor me te përgatitur së kurrë dhe me besimin se do ta kemi mbështetjen e qytetarëve për Programin tonë qeverisës që do të realizohet pikë për pikë nga unë kandidati juaj për kryetar komune dhe ekipi im me ekspert për të gjitha Drejtoritë e Admnistratës komunale.
Qytetarë të nderuar të Klinës, parim bazë i qeverisjes nga ekipi im që do të udhëheq do të jetë rritja e përgjegjësisë dhe transparencës në të gjitha instancat e qeverisjës që janë brenda kompetencave të Komunës, respektimi i rregullave dhe procedurave demokratike në marrjen e vendimeve dhe zbatimi i Strategjisë se zhvillimit ekonomik lokal për periudhën e ardhshme afatmesme.
Për ta realizuar këte program na nevojitet një partneritet i mirfilltë me ju qytetarë të nderuar të Komunës se Klinës dhe ky partneritet ndërtohet mbi bazën e besimit reciprok. Prandaj qytetarë të nderuar na besoni votën për të qeverisur me Klinën dhe unë do të jem garant i realizimit të të gjitha synimeve dhe objektivave te programit tonë qeverisës.
Të nderuar qytetar të Klinës,
Ju ftojmë që të dilni masovikisht në votime me 22 tetor 2017, t’ia besoni votën tuaj Programit dhe vizionit të LDK-së, vizionit të krijuar nga Presidenti historik Ibrahim Rugova dhe vizionit të Lidhjes për Klinën, vizionit të krijuar nga Ismet Rraci, Anton Kolaj, Hamit Krasniqi, Dulaman Gashi dhe një plejadë e tërë e veprimtarëve të devotshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, disa prej të cilëve që përmendëm sot nuk janë më në jetë.
Ju ftojmë ta votoni Lidhjen Demokratike të Kosovës numrin 47, votoni kandidatin tuaj për kryetar komune, votoni kandidatët e LDK-së për anëtar të kuvendit të Komunës së Klinës.
Besimi i juaj, është përkushtim për ne!
Vota juaj, është punë dhe angazhim për Ne!
Mirupafshim në Festën e fitorës. Falemnderit!








































