Policia e ka identifikuar personin e dyshuar Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 19:10, një i ri i moshës 17 vjeç është therur me thikë në rrugën “Gustav Majer”, në Prishtinë.
I lënduar menjëherë është transportuar për ne QKUK. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se policia e ka identifikuar personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij.