Dega e LDK-së në Istog, nga vendlindja e presidentit Ibrahim Rugova dhe e kryetarit Haki Rugova do të përcjellë mesazhin e fitores dhe të vazhdimit të projekteve në të mirë të qytetarëve të kësaj komune.
Në tubimin zgjedhor që do të fillojë në orën 18.00, në ambientet e shkollës fillore, pritet që të ketë një pjesëmarrje dhe entuziazëm të madh dhe një konfirmim se Cerca dhe Istogu janë me LDK-në dhe kryetarin Rugova.