Kapetan Rudi që luftoi në Qafë të Çakorrit!

Nga Sinan Kastrati

Hysni (Muharrem) Rudi (1917-1947). Ushtarak, veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare. Kreu Kolegjin Ushtarak në Romë (1936), Akademinë Ushtarake në Torino (1938) dhe Shkollën e Lartë Ushtarake të Inxhinierisë në Romë (1942). Kah mesi i vitit 1942 u caktua komandant batalioni i Ushtrisë Shqiptare në Pejë dhe mori gradën kapiten. Si epror ushtarak, me repartin e artilerisë ishte vazhdimisht në fronte bashkë forcat vullnetare që luftonin për mbrojtjen e kufijve etnikë, por e ndihmonte edhe “Lëvizjen Nacional Çlirimtare”. U arrestua dhe internua nga gjermanët si antifashist në Kampin e Prishtinës (qershor-shtator 1944) (shih) Pas lirimit u bashkohet forcave partizane dhe u caktua komandant i Komandës së Vendit në Istog (dhjetor 1944-mars 1945) pastaj komandant i Divizionit të Artilerisë në Prishtinë (mars-qershor 1945) dhe instruktor në Brigadën V dhe VI të Shqipërisë. I zhgënjyer me aneksimin e Kosovës nga Serbia, përkatësisht Jugosllavia dhe sidomos me dhunën dhe terrorin që po ushtrohej ndaj popullit shqiptar, u demobilizua vullnetarisht (1946) dhe iu bashkua Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, zgjidhet anëtar i Komitetit Qendror të Organizatës së Shkupit dhe komandant i Ushtrisë Demokratike Shqiptare. U arrestua nga organet e Sigurimit Jugosllav, u dënua me vdekje dhe u pushkatua në Shkup (Muhamet Shatri).
Dy fotot e Kapetan Rudit, mi ka dërgua Muhamet Shatri ndërsa Muhametit fotografitë Kapetan Rudit ia kishte dërgua S. Lipa nga Arkivi i Maqedonisë.
Ai u bë kurban për me e mbrojtur tokën tonë bashkë me shumë oficerë shkodranë e toskë dhe ushtarë vullnetarë shqiptarë ndërsa deputetët e Kuvendit të Kosovës, vullnetarisht i falin tokë Malit të Zi.
Cka është edhe më keq, pas përfundimit të mbledhjes, ata përshëndeten e përqafohen në mes veti e Hashimi e përgëzon me një dshirë në formë “urim” popullin e Kosovës.
Ky është fundi. Kjo është e marre e juve gjenerata e gjenerata kanë me iu këndua ne tela të qiftelisë e në bisht të lahutës, sikurse që iu këndohet esat pashëve.

Fotografia e Sinan Kastrati

Fotoja e parë: Kapetan Rudi, nje nga ushtaraket qe luftoi ne Qafe te Qakorrit me 1943. Me vone u pushkatua nga pushteti pushtues jugosllav, me 1943, ne Shkup.

Fotoja e dytë: Ky edhte Kapetan Rudi, para se te pushkatohet me numrin e vdekjes ne gjoks. I pakrehur, ashtu siq ishte krenar e sypatrembur, nuk u shit as me pare e as nuk deshi grada. Ai e deshi Kosoven dhe u pushkatua por Ai eshte hero qe kurre nuk u dekorua nga presidentet tane.