Gjakovë, burri vret me armë zjarri ish-gruan dhe vajzën 9-vjeçare

08.08.2018 09:15:11

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë mbrëmjen e djeshme. Raportohet se një person ka vrarë me armë zjarri, kallashnikov, ish-bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre 9-vjeçare.

Me të arritur në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dy viktima femra (nënë e bijë- fëmijë), të cilat dyshohet se janë vrarë me armë zjarri.

Sipas policisë, autori ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe në korridorin e shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka shtënë me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes, 40 vjeçe, (shtetase e Shqipërisë) dhe vajzës së tij, duke i lënë kështu të vdekura nënë e bijë.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, mirëpo ish-bashkëshortja e Nrecajt, po jetonte në Kosovë me fëmijët e saj.

Policia e Kosovës po heton për zbardhjen e ngjarjes si dhe ndërmarrjen e masave shtesë në ofrim të sigurisë