Kufjet i marrin jetën/ E mori treni zvarrë, vdes 16-vjeçari

20.05.2019 14:56:08

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një lokomotivë ka përplasur një djalë të mitur, i cili po kalonte shinat.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit hekurudhor në qytetin bregdetar. Ndërkohë i aksidentuari ka ndërruar jetë pak minuta më parë.

Policia bën me dije se i riu me inicialet S.K. është i moshës 16 vjeçar. Mësohet se ai ka qenë me kufje në vesh në momentin që është përplasur nga treni.