Arrestohen katër persona për sulm ndaj personit zyrtar

17.03.2017 16:02:43

Sot rreth orës 10:00 nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtarë në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur në Hajvali, saktësisht në ndërtesën e Pallatit të Drejtësisë, ku personat e dyshuar kanë tentuar të pengojnë mbajtjen e një seance gjyqësore.

Personat e dyshuar fillimisht janë përleshur me zyrtarët policor, nuk i janë bindur urdhrave të policisë dhe më pas kanë kërcënuar edhe një gjyqtarë. Për ta futur situatën nën kontroll zyrtarët policorë, janë detyruar që gjatë arrestimit të përdorin forcën proporcionale.

Personat e dyshuar:

A.G mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

A.G mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

I.H mashkull, 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Pas intervistimit me rekomandim të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që personi:

A.G mashkull, 49 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është liruar në procedurë të rregullt.