Thyen stolat e stadiumit gjatë ndeshjes Kukësi-Partizani, procedohen dy tifozë

26.02.2017 20:02:44

Policia e Kukësit ka proceduar penalisht dy tifozë pas dhunës së shkaktuar gjatë ndeshjes së zhvilluar sot mes Kukësit dhe partizanit në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’ në qytetin verilindor.

Burime nga policia lokalë bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve A.M., 37 vjeç, dhe E.C., 29 vjeç, banues në Tiranë, të cilët akuzohen se kanë thyer xhamat e një automjeti dhe kanë shkatërruar stolat e stadiumit.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.