Sekretari i përgjithshëm i NATO-s viziton Turqinë

08.09.2016 14:47:47

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s sot të enjten për herë të parë pas grusht shtetit të pasuksesshëm të 15 korrikut, viziton Turqinë për deklaruar solidaritetin me qeverinë e Ankarasë dhe për të biseduar në lidhje me zhvillimet në Siri.

Agjencia APA e lajmeve njoftoi se Jens Stoltenberg gjatë kësaj vizite dyditore do të takohet me funksionarët e lartë të Turqisë si me presidentin e shtetit Rexhep Taip Erdogan, me kryeministrin Binali Jëldërëm, me ministrin e punëve të jashtme Mevlyt Çavushoglu dhe me funksionarë të tjerë të lartë të Turqisë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të marrë pjesë edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e punëve të jashtme të Turqisë. Gjatë këtyre takimeve do të diskutohet rreth shqyrtimeve më të fundit të çështjes së ekstradimit të Fehullah Gylen në Turqi, shtimin e bashkëpunimeve ushtarake dhe forcimin e aleancës mes NATO-s dhe Turqisë.