Një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht të dashurën si dhe ka demoluar shtëpinë.
“Ankuesja femër K/Rome, ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull K/Ashkali, nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar fizikisht si dhe e ka demoluar shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.