Burri qëllon me armë gruan, vajzën dhe më pas veten në Tiranë

21.01.2018 15:24:47

Pak minuta më parë, një burrë dyshohet se qëlloi gruan e tij, vajzën dhe më pas veten, përballë hyrjes së Fakultetit të Drejtësisë, në Tiranë.

Burime në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se gruaja dhe vajza janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në spital.

Policia ka rrethuar zonën. Autoambulanca sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të marrë dhe burrin që kreu aktin e rëndë. Mësohet se ai është i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak.