Aksident te shkolla “Ibrahim Rugova”, ndërron jetë një polic

25.09.2016 22:05:22

Një aksident ka ndodhur në Kamzë të Shqipërisë mbrëmjen e sotme ku kanë mbetur të plagosur 4 persona, 3 prej të cilëve janë punonjës policie.

Por fatkeqësisht njëri prej punonjësve të policisë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për punonjësin e policisë, E. Haxhiaj.

Ndërkaq janë të plagosur dy punonjësit e tjerë të policisë, B. Voi dhe N. Hoxha.

Burime nga Policia thanë se ngjarja ka ndodhur përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin.