Nga aksidenti në Ferizaj, humbi jetën një person

25.12.2016 14:15:24

Një mashkull ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë në orët e para të ditës së djeshme në Ferizaj.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ku makina është rrokullisur.

Ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe më pas ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.