Sot u nda prej nesh historiani dhe shkrimtari i çmuar Ramadan Haziri

01.09.2018 22:20:46
Nga Muharrem Svarqa

Sot u nda prej nesh historiani dhe shkrimtari i çmuar Ramadan Haziri, një ferizajas shumë i rrallë, i cili gjithë jetën e tij qëndroi vertikalisht, pa marrë parasysh çmimin që duhej paguar.
Historiani dhe shkrimtari Ramadan Haziri foli në vazhdimësi me qëndrimin, me sakrificën dhe me veprën e vet për Ferizajn, për të kaluarën tonë të shumëvuajtur dhe për të tashmën e brishtë.
Ai shkroi dhjetëra vepra letrare e publicistike, por kryeveprën e tij e shkroi me qëndrimin e paepur e dinjitoz përpara çdo vështirësie.
E kisha nderin dhe kënaqësinë që ta kem për katër vite këshilltar politik. Ai e kreu këtë detyrë me përkushtim, sinqeritet dhe modesti të thellë.
E vizitova para dhjetë ditësh. M’u duk i fortë dhe i qëndrueshëm, si çdo herë. Tani kur Ramadan Haziri nuk është më fizikisht mes nesh, duhet të ngushëllohemi me veprën e tij të begatshme, me të cilën mund të krenohet çdo ferizajas.
U kujtoftë përjetë jeta dhe vepra e tij!
Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e nderuan!