Ridvan Tahiri: Egzona Feratin e gjetëm të shtrirë, pa ndjenja

25.10.2020 15:32:28

Personi që ka shërbyer në gjetjen e shumë qytetarëve të humbur në Kosovë, Ridvan Tahiri, ka treguar se në çfarë gjendje e kanë gjetur Egzona Feratin, për të cilën ishte raportuar së ka humbur që nga data 16 tetor e këtij viti.

Ai ka treguar se Egzona Feratin e kanë gjetur të shtrirë dhe pa ndjenja.

“Egzona Ferati është zhdukur të premten. Grupi i vullnetarëve me të marrë informatën, ka filluar kërkimet. Kur e kemi gjetur, e kemi gjetur të shtrirë pa ndjenja”, tha ai, për Klan Kosova.

“Janë kontrolluar diku 7-8 fshatra dhe në bazë të gjurmëve kemi arritur që ta gjejmë”.

“Kemi pasur informatë prej fshatit Gllanasellë së është parë para tre dite. Aty kemi filluar sot në mëngjes kërkimet prej fillimet”, tha ai.

Egzona Ferati, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 19 tetori.

Pë gjetjen e saj ishin angazhuar shumë vullnetarë.