Prizren: Tenton të vjedhë këpucë, arrestohet i dyshuari

25.12.2016 14:21:36

I dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, është arrestuar pasi që i njejti ka tentuar që të vjedh një palë mbathje sportive me shumën prej 24.50 euro në një market në Prizren.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë). Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.