Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, sot zhvilluan takim me krerët e LDK-së.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit që ka zhvilluar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se zgjidhjen duhet ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje dhe jo partia të cilën ai e drejton.
“Zgjidhjen e japin ata, jo ne”, deklaroi Mustafa.
Kujtojmë, se ambasadori amerikan, Philip Kosnett pas takimit rreth 45 minutësh nuk foli për media, por thuhet të ketë diskutuar mbi përpjekjet e formim të koalicionit bashkëqeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kosnett edhe më herët ka zhvilluar takime me dy partitë, derisa nuk dihet a do të takojë liderin e VV-së, Albin Kurti.