Një person vdes në Fushë Kosovë pasi që dhoma iu përfshi nga zjarri

22.01.2020 09:55:25

Një person në Fushë Kosovë ka ndërruar dje jetë në rrethana tragjike.

Viktima e gjinisë mashkullore, sipas policisë ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që kishte kapluar një pjesë të dhomës së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.