Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy meshkuj e një femër në Lipjan, mbrëmjen e djeshme.
Sipas policisë, të dyshuarve gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, rasti shkon në procedurë të rregullt.