Nicolas Sarkozy eliminohet nga kandidimi për president të Francës

20.11.2016 23:06:39

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy ka pranuar humbjen në zgjedhjet e brendshme të partisë republikane për t’u kandiduar në vitin e ardhshëm si president i Francës.

Sarkozy mori vetëm 22 për qind e votave të të djathtëve, transmeton lajmi.net.

Kandidati deri tash në disfavor, François Fillon, e fiton rundin e parë të zgjedhjeve paraprake me 40 për qind, kurse i dyti doli Alain Juppé me rreth 30%.

Gara e ardhshme do të mbahet ndërmjet Fillon dhe Juppe, në mënyrë që të djathtët të dalin me një kandidat për zgjedhjet presidenciale.

Sarkozy tash do të mbështetë kandidatin, François Fillon. /Lajmi.net/