Zgjedhja e Rex Tillerson në pozitën e sekretarit të shtetit të SHBA-së nuk është duke u mirëpritur nga kosovarët.
Krejt kjo situatë vije për shkak të raportit shumë të afërt që ka sekretari i zgjedhur nga Donald Trump, me presidentin rus Vladimir Putin.
Madje kjo përzgjedhje, mund të ndikojë në agjendën progresive të Kosovës.
Kështu vlerëson për lajmi.net drejtues i fondacionit “Rockefeller Brothers” në Nju Jork Haki Abazi.
Siç thekson ai, ky vendim është një dëshmi që po synohet në ndërtimin e marrëdhënieve të afërta SHBA-Rusi.
“Përzgjedhje dhe nominimi i Rex Tillerson për sekretar shteti është vula e qartësisë se administrata e Trump do të lëviz në mënyrë progresive në ndërtimin e marrëdhënieve të afërta me Putin për të krijuar koherencë në kërkimin e vendosjes së supermacisë korporative në procesin e globalizimit”, thotë Abazi.
Tutje Abazi vlerëson se do të ballafaqohemi me një proces të egër të korporatizimit të politikës se jashtëm dhe agresivitet ne ekspolatimin e resurseve botërore që janë duke u zvogëluar për shkak te rritjes së popullatës dhe ndryshimeve klimatike.
Madje një gjë e tillë sipas tij mund të jetë një kërcënim për stabilitetin e rajoneve të ndryshme të botës.
“Ajo qe gjithashtu mund të pritet është nivel i lart i arbitraritetit dhe njëkercnim per stabilitetin ne rajonet e ndryshme të botës e sidomos ne ato ku ka konflikte dhe stabiliteti është fragjil. Territori i Ballkanit ka qenësynim i shtrirjes se interesave dhe fushëbeteje historike e gjeopoltikave të fuqive të mëdha dhe do të ishte naive të mendohet se një gjë e tillë nuk është duke ndodhur edhe tani”, thotë ai ndër tjerash.
Duke qenë plotësisht të paparashikueshëm dhe të paqartë administrata e SHBA, Abazi konsideron se kjo e bën edhe situatën për Kosovën të paqartë dhe të paparashikueshëm e me shume pak gjasa për një agjendë progresive.
Shteti Amerikan njihet për raportet e shkëlqyera dhe ndihmën e saj dhënë Kosovës gjatë luftës dhe pas saj. Pastaj edhe vizita e ish sekretarit të mëparshëm të Amerikës në Kosovë John Kerry ishte dëshmi e një miqësie të fortë mes Kosovës dhe Amerikës. Por a do të vazhdojë një traditë e tillë edhe me zgjedhjen e sekretarit të ri Rex Tillerson?
Sipas Abazit, kjo do të varet nga pozita që presidenti Trump do ta ketë ndaj NATO-s dhe se vizita e Kosovës nga Tillerson nuk do të ishte prioritet.
“Shpresoj qe kjo traditë të vazhdojë dhe është mundur por vizita dhe potencialisht marrëdhënia është e ndërlidhur me pozicionin që Trump do të ketë ndaj NATO-s. Ballkani ka pozitë kritike për sigurinë dhe mbrojtjen e Bashkimit Evropian dhe jostabiliteti ne Ballakan do të shkaktonte kriza tjera por nuk jam i sigurt që në një marrëdhënie të re me Rusinë kjo gjë do të ishte prioritet për Sekretarin e Shtetit”, thotë Abazi për lajmi.net.
Një kombinim i këtillë ndërmjet një Sekretari të Shteti që vije nga korporatat dhe një sekretar shteti i mbrojtjes qe ka përvojë më të madhe në luftërat e karakterit të ri, luftëra urbane si ajo në Irak dhe Afghanistan, Abazi thotë se e bëjnë të jetë i pasigurt për atë se si do të projektohet fuqia e shteteve me fuqi të madhe.
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, ka njoftuar sot se shefi ekzekutiv i kompanisë “Exxon Mobil”, Rex Tillerson, është zgjedhja e tij për Sekretar të Shtetit.