Bashkëpunimi i MPMS-së me ambasadën gjermane për punësimin e të rinjve në Kosovë

14.12.2016 21:45:37

Aktivitetet e MPMS-së në krye me ministrin Abrashi janë shtrirë edhe në bashkëpunim me ambsadën gjerane në Prishtinë.  Ministri Abrashi njofotn për në një konferencë “Promovimi i punësimit të të rinjve”, në të cilën është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit të afësimit dhe punësimit të të rinjve në Kosovë. Në këtë konferencë ishte edhe ambasadorja gjermane, znj. Angelika Viets.

“Sot nga konferenca “Promovimi i Punësimit të të Rinjve”, së bashku me Ambasadorën e Republikës Federale Gjermane, znj. Angelika Viets, diskutuam për thellimin bashkëpunimit në fushën e aftësimit dhe punësimit të të rinjve në Kosovë.

Po ashtu, bashkërisht vlersuam se përmes bashkëpunimit MPMS – GiZ, në përkrahjen e disa komunave, tashmë kemi arritur të trajnojmë të rinjë në ndërmarrësi dhe shkathtësi, gjë që si rezultat, shumica e tyre kanë gjetur punë të qëndrueshme.

Një kontribut shtesë i bashkpunimit, vlersuam të jetë edhe avansimi i dialogut lokal mes komunave, bizneseve dhe rinisë.

Tani përkrahja do zgjerohet edhe për komunat tjera, duke dëshmuar se Gjermania është përkrahëse e madhe e Kosovës.” – thuhet në postimin e ministrit Abrashi.