Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur në qendër të Vushtrrisë, ku për pasojë një person është therur me thikë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:15 në rrugën ‘Pandeli Sotiri’, ndërsa personi i lënduar me thikë është E. Miftari i moshës rreth 23 vjeçe, punëtor i lokalit.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Një person është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa dyshohet se lëndimi i është shkaktuar nga një mjet i mpreht”, tha Zahiti.
Mësohet se i dyshuari është në arrati.