Mamushë/Sekuestrohet një armë kallashnikov

15.01.2018 16:41:04

Hetuesit rajonalë nga Prizreni në bashkëpunim me Policinë e Mamushës e kanë kryer një bastisje në një shtëpi në kërkim të armëve ilegale. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov dhe shtatë gëzhoja të armës të kalibrit 7.62mm. Arsyeja për bastisje thuhet të jenë disa fotografi të ekspozuara në rrjetet sociale. Kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.