Chelsea arrin një fitore historike duke barazuar rekordin e Arsenal të vitit 2002 me 14 fitore radhazi në Premier League. Por nuk ishte kurrsesi një ndeshje e lehtë për djemtë e Antonio Contes teksa Stoke kishte ardhur për luftë duke anuluar dy herë avantazhin e Bluve me Indi dhe Crouch. Por Chelsea është në një moment fantastik dhe kjo u shfaq edhe sot me golat e Cahill, Willian dhe Costa në fund. Me këtë fitore Chelsea vazhdon marshimin drejt titullit kampion dhe me sa duket nuk do të ketë konkurrentë nëse vazhdon me këtë ritëm.