Presidenti Barak Obama tha se do të mbajë një fjalim lamtumire në Çikago më 10 janar, ku do të reflektojë mbi sukseset gjatë dy mandateve dhe do të ofrojë mendimet e tij se në ç’drejtim po shkon vendi, ndërkohë që presidenti i zgjedhur Donald Trump vjen në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.
Fjalimi Obamës ndjek një traditë të gjatë të presidentëve amerikanë, duke filluar me George Washingtonin më 1796, për t’iu drejtuar vendit para largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Kur të bëhet qytetar privat, Obama dhe zonja e parë Michelle do të banojnë në Uashington jo shumë larg nga Shtëpia e Bardhë dhe kanë në plan të qëndrojnë atje deri sa vajza e tyre e vogël Sasha të mbarojë shkollën e mesme në vitin 2019.
Ai është presidenti i parë në gati një shekull që do të vazhdojë të qëndrojë në Uashington pas largimit nga detyra./