Më shumë se 1 mijë njerëz dolën në rrugët e Nju Jorkut për të kundërshtuar ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën dhe dëbimin e emigrantëve.
Tramp ka urdhëruar zyrtarët që të fillojnë të punojnë në planet për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor.
Ai gjithashtu tha se plani i tij është edhe ndalimi i hyrjes së refugjatëve nga vendet me shumicë të popullsisë myslimane duke përfshirë Sirinë.
Protesta u mbajt të mërkurën në Manhattan dhe protestuesit thërrisnin “Nuk ka ndalim, asnjë mur, Nju Jork për të gjithë”, transmeton lajmi.net.
Shumë prej tyre bartnin pankarta duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve dhe pritjen e mëtutjeshme të refugjatëve nga Siria dhe vendet tjera myslimane të cilat janë ende në konflikt.
“Jam emigrant i martuar, miqtë e mi janë emigrantë..Ne jemi qyteti i emigrantëve dhe kemi nevojë të mbrohet komuniteti ynë”, ka thënë një protestues.








































