Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega, e ka emëruar gruan e tij kandidate për zëvendës presidente, pasi që është në kërkim të një mandati të tretë.
Zonja e parë Rosario Murillo tashmë ka rolin e zëdhënëses së shefit të qeverisë, dhe kjo shihet si ndarje e pushtetit me bashkëshortin e saj, shkruan Ajo shfaqet në televizionet e Nikaraguas pothuajse çdo ditë.
Ndërsa presidenti Ortega rrallë flet për mediat, gruaja e tij është parë rregullisht në debatet televizive për diskutimin e politikave dhe promovimin e markës së saj New Age Spirtituality.
Nëna e shtatë fëmijëve të presidentit, përveç se është poete e njohur, flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht, transmeton KP.
Ajo gjithashtu njihet për veshjet e saj të larmishme ekstravagante si dhe mbartë stoli të viteve 1960. Çifti ndërkaq kanë dorëzuar zyrtarisht kandidaturat e tyre në kryeqytetin Managua.
Por përkrahësit e opozitës janë të shqetësuar se promovimi i këtij çifti mund të paralajmërojë lindjen e një dinastie të re familjare në këtë pjesë të varfër të Amerikës Qendrore.