Qëllon me armë brenda lokalit me klientë, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

15.02.2017 22:25:10

Policia e Shkodrës a arrestuar një 42-vjeçar me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe tentativës së vrasjes.

Burime nga policia e qytetit verior bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Arjan Gjeta, pasi pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E.P, 26 vjeç ka qëlluar me armë zjarri brenda një lokali të mbushur me klientë.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 42-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 8 fishekë.