Marrëveshja për themelimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor nuk ka marrë votat e mjaftueshme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Për këtë marrëveshje kanë votuar vetëm 70 deputetë nga 81 sa ishin prezent.
Opozita ishte kundër kësaj marrëveshje ndërsa ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj disa herë kërkoi që kjo marrëveshje të votohet.