Kryeministri Mustafa ka vlerësuar vizitën e John McCain në Kosovë dhe ka shprehur edhe një herë partneritetin pstrategjik me SHBA-të, duke i konsideruar SHBA-të partnerin kryesor strategjik.
“Miku i Kosovës, Senatori John McCain, ritheksoi sot përkrahjen e SHBA-ve, e cila është vitale dhe e pazëvendësueshme për Kosovën, si dhe stabilitetin në rajon.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës dhe përkrahja e tyre është vendimtare për proceset euroatlantike, zhvillimin ekonomik, transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur e shumë fusha tjera.” – thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa në facebook.