Agim Doçi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Thumb On”, ku ka folur për Festivalin e RTSH-së. Edhe ai iu shtua listës së artistëve të pakënaqur, por që këtë e tha me shumë stil dhe kulturë.
Doçi zbuloi se në fillim bëri tekstin e këngës së Eli Farës dhe Stresit me porosi të Vera Grabockës, e cila madje ka zgjedhur edhe titullin. Ai shtoi se pastaj krej papritur ata ndryshuan tekstshkrues, duke ia dorëzuar Rozana Radit.
“Ata ma kërkuan këngën. Zonja Grabocka i kishte thënë shkoni tek Agim Doçi dhe bëni një këngë me titull “Bohem”. Të dy janë Bohem ata. Janë shpirt binjak. Ua dhashë tekstin. E pëlqyen shumë. Isha nja dy javë në SHBA, kur u ktheva nga andej më thanë: jo, tesktin po e bën Rozana Radi. I lumtë, i thashë dhe Rozana din me ba tekste”, tha Agim Doçi i cili shtoi se nuk është i mërzitur.
“Unë s`kam nevojë për famë. Për më tepër përse të mërzitem kur Rozana është mbesa e mikut tim të ndjerë Françesk Radit. Nuk e di përse teksti im s`i pëlqeu. Mbase s`ishte luksoz. Mbase u ka ardhur era e çorapeve të leshit”, tha poeti i mirënjohur.