Grupi “Zana” merr pjesë në DAM Festivalin muzikor

03.04.2018 18:38:37

Pjesëmarrja e artistëve shqiptarë në festivale dhe ngjarje të ndryshme kulturore është pjesa më e bukur që Kosova po përcjell si mesazh për botën.

Mirëpo, shumë nga këto ngjarje të rëndësishme kulturore shpesh kalojnë pa u vënë re.

Një ngjarje e rëndësishme është edhe festivali i 13 Ndërkombëtar i Musikë  – DAM, e ku do të marrin pjesë edhe grupi i pesë këngëtareve i njohur si grupi “Zanat”, i përbëre nga Adelina Thaqi Meta, Albana Piperku, Arstina Kadiu Kelmendi, Elida Kryeziu Hoti dhe Djellëza Kryeziu.

Për këtë pjesëmarrje ka njoftuar ish-kuvendari i LDK-së dhe bashkëshorti i këngëtares, Adelina Thaçi Meta, Bardhyl Meta në një postim në facebook.

Ky është postimi i plotë i z. Meta në facebook:

Sonte, “Zánat” – kanë paraqitjen e parë publike – në DAM Festivalin e 13-të Ndërkombëtar të Muzikës…!
– AnsambIi “Zánat” është formuar nga 5-së “Zána të Malit” apo 5-së “Zána” (zëra) të “Korit të Filharmonisë së Kosovës”:
Adelina Thaqi Meta, Albana Piperku, Arstina Kadiu Kelmendi, Elida Kryeziu Hoti dhe Djellëza Kryeziu…
Suksese dhe Ju priftë e mbara, Zána t’Kosovës…