Lamtumirë Ikonë, lamtumirë Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha !

07.02.2020 12:44:30
Nga Fatmir Bajraj
Lajm i trishtë, rrënqethes dhe i idhët-pelim ! Ikja e Ikonës që varfëroj botën shqiptare, dhe jo vetëm. Ndahet nga jeta, ikona e muzikës popullore shqiptare, zonja Nexhmije Vesel Pagarusha, bija e atdhetarit, patriotit, iluministit kulturor e letrar dhe nacional-politik në kohët të rënda shtypje , persekutimi dhe mohimi të të drejtave tona kombëtare n’ish Jugosllavi. – Në moshën 86 vjeqare, ndërron jetë, duke mos vdekur kurr, Ajo e cila i dha shpirt e frymë, kulturës dhe traditës, vuajtjes dhe frymëzimit, popullit të vetë, nga gjiri i të cilit doli dhe i dha nder e krenari t’përbotshme dhe t’përjetshme…! Zëri i saj, zë kanarine, zëri i saj si zë bilbili, zëri i saj si shqipe mali, ishte unik, i papërseritshëm dhe ekskluziv…! – Interpertimi me shpirt, këngës nga ajo, ishte arti me sublim, elitesk në shfaqjën dhe shpërfaqjën, e asaj që quhet : traditë kulturore , histori kombëtare dhe nevojë e brezit të robëruar dyfishë ; nga pushtuesi serbosllav dhe ideologji diktatoriale. Zëri i saj artistik, ishte zëri i brezit të shtypur e t’nëpërkëmbur kombëtar, ishte zëri kumbues e klithës i rinisë nacionale plotë ëndrra, ishte zëri i popullit të shumëvuajtur dhe t’shtypur, këndej e matan Drinit n’Shqipërinë natyrale. Vokali i saj unik në vokacionin artistik të saj (muzikën popullore), do mbetët thellë në ndërgjegjën nacionale ndër breza, do ngelet udhërrefim për trashegimtarët e këtij vokacion dhe përgjithësisht në sferën e kulturës dhe arit, si një nga artistet e merituara e cila jo vetëm që la gjurmë, por edhe i dha vulë epokës të cilën jetoj. Nga sot, humbëm njëriun identitar të vlerave nacionale, legjendën e muzikës dhe artit, zërin e ëmbël të këngës popullore shqipe, të madhen Nexhmije Pagarusha ! Bota shqiptare u varfërua, varfëri të cilën nuk do e kompenzoj kurr, dhe do endjejë prore…! U prehtë në paqën e merituar t’prajses, e dashur, Nexhmije Pagarusha !