Kërkohet rikthimi i Ilir Kernit në krye të Teatrit të Operas dhe Baletit

31.07.2016 14:37:49

Disa deputetë të Partisë Socialiste kanë reaguar lidhur me rikthimin e mundshëm të Ilir Kërnit si drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ata thonë se Kërni në krye të TOB riktheu besimin dhe spektatorin në Teatrin e Operas dhe të Baletit.

Ledi Shamku shkruan se e përgëzon Ilir Kërnin, që la platetë e famshme evropiane për Shqipërinë. Ajo shkruan se është ndjesi e pabukur që Kërni nuk është më në krye të TOB, institucion të cilit ai i dha shkëlqim.

Fatmir Toçi ka shkruar se nuk mund ta besojë se Ilir Kërni dha dorëheqjen. Për Toçin, te Kërni mund të gjesh shpirtin e një artisti të vërtetë. Edhe Erion Braçe thekson se Kërni duhet të rikthehet në detyrë.