Agimi Bahtiri kërkon nga ‘koalicioni i territ’ të dorëzohen para 11 qershorit

08.06.2017 16:22:24

Nënkryetari i AKR-së dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Agimi Bahtiri, tregon se po has në mbështetje të madhe te qytetarët për zgjedhjet e 11 qershorit.

Bahtiri, ka kërkuar nga koalicioni PDK-AAK-NISMA të dorëzohen para 11 qershorit, sepse thotë që humbjen e kanë të garantuar.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

“Falënderoj qytetarët për mbështetjen e madhe që po e marrë anekënd Kosovës.

Për këto ditë të fushatës zgjedhore, qytetarët janë bindur se vetëm Koalicioni i Shpresës mund ta bëjë ndryshimin pozitiv. Pra, me 11 qershor qytetarët do t’i tregojnë koalicionit të territ se nuk është alternativë për Kosovën, pasi që ata mund t’i sjellin vetëm shkatërrim dhe degradim.

Kërkoj nga koalicioni i territ që të dorëzohet me nder para 11 qershorit, sepse koha e tyre ka marrë fund.

Pra, tashmë e qartë se koha e njerëzve të duhur për Kosovën po vjen, të cilët do të sjellin zhvillim ekonomik për Kosovën dhe të ardhme evropiane për gjithë qytetarët e saj”.