Akademik Aliu flet për anëtarët e rinj të ASHAK-ut

28.12.2016 21:51:55

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është institucion që mund të mos jetë i përkryer, por po të ishte do të ishte përjashtim i të gjitha fushave të tjera në vend.

Kështu thotë akademik, Ali Aliu, që shton se me zgjedhjen e akademikëve të rinj, ata kanë bërë zgjedhjen e duhur, njofton Klan Kosova.

Madje ai thotë se akademikët e rinj janë me perspektivë.

“Kemi bërë një zgjedhje të mirë nga kjo fusha e studimeve dhe krijimtarisë letrare”, thotë Aliu në Zona B.

“Kemi tre anëtar të rinj”.

“Kujtoj që brezi i tyre në një mënyrë ka vënë dy anëtarë që janë më të pjekurit të brezit të vet si Kujtim Shala i ka pas mbi 20 botime shkencore dhe letrare”.

Sipas Aliut edhe Bardh Rugova konsiderohet po ashtu nga linguistët më të shquar që ka pas vetes 4-5 vepra të botuara”.

“Dy prej tyre janë në seksionin e albanologjisë dy te shkencat ekzakte dhe tre te shkencat e historisë dhe një te shkencat ekonomike”, pohon Aliu.

“Ka ekzistuar një opinion që mosha mesatare e anëtarëve te akademisë është e shtyrë dhe ligji i ri lejon pranimin e moshës ndër 65 vjeç. Një moshë e re që janë në një fazë pjekurie”, thekson ai.