Aksident i rëndë në afërsi të Rramanlisë, përplasen dy kamionë

18.08.2016 17:13:22

Dy persona janë lënduar rëndë si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi në autostradën në afërsi të pagesës së rrugës në Rramanli të Kumanovës.

Sipas SPB të Kumanovës, aksidenti ka ndodhur kur janë përplasur drejtpërdrejt dy kamionë, njëri me targa bullgare dhe tjetri me targa serbe. Ky aksident ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë, duke çuar që kolonat të jenë disa kilometra, edhe për shkak të punimeve që po bëhen në këtë aks rrugor.