Treni i udhëtarëve përplas një veturë, plagoset rendë shoferi

20.07.2016 07:06:32

Treni i udhëtarëve të linjës Shkodër-Tiranë ka përplasur një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit në Fushë Mamurras.

Sipas informacioneve të para dyshohet se nga përplasja është plagosur rëndë shoferi i makinës. Ende nuk ka një informacion zyrtar.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur procedurat për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.