Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, vdesin dy vajza

13.09.2020 22:41:57

Një aksident rrugor tragjik me pasojë humbjen e dy jetëve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” me targë AB 209 AD që ka goditur një makinë tip “Golf” me targë AA 409 VE.

Për shkak të përplasjes së fortë kanë humbur jetën dy vajza, ndërsa dy të tjera ndodhen në gjendje të rëndë. Dy viktimat dhe dy të plagosurat mësohet se po udhëtonin drejt Elbasanit dhe përplasja ka ndodhur në dalje nga tuneli.

“Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Kërrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volksvagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarre fikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital”, bëhet e ditur nga policia.

Nga hetimet paraprake mësohet, se drejtuesi i automjetit tip “Benz” ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe tej normave të shpejtësisë.