Aksident i rëndë në rrugën e Gjirit të Lalëzit

15.07.2018 21:07:17

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së dielës në daljen e autostradës Tiranë – Durrës që të çon në Gjirin e Lalëzit.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se 5 automjete u përfshinë në aksident.

Disa persona janë lënduar. Aty mbërriti edhe një ambulancë për të marrë të plagosurit. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit.