Aksident në Prishtinë: Godasin të moshuarin me veturë dhe ikin (Foto)

29.06.2017 22:25:54
Para pak minutash në Prishtinë, afër Swiss Diamond ka ndodhur një aksident, ku është goditur një person i moshuar i cili ishte duke ngasur një skuter.

Vetura e cila e ka goditur skuterin ka ikur fillimisht, por mësohet se personi i dyshuar është arrestuar.

Nuk dihet për gjendjen e të moshuarit i cili është goditur nga vetura.

19576124_10154763255832686_175625444_n 19621542_10154763274182686_2008086192_n 19622626_10154763256167686_1517723640_n