AKSIDENT TE “RRETHI I FLAMURIT’, NJË I LËNDUAR

28.12.2018 10:15:48

Një person ka marr lëndine të lehta si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një autobusi të linjës “10” te “Rrethi i Flamurit”, sot rreth orës 08:30.

Siç shihet në fotot që ka siguruar KosovaPress, kjo ka shkaktuar kaos në hyrje të kryeqytetit, ku kolonat e veturave kanë bllokuar tërësisht hyrjen në Prishtinë. 

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Ata thonë se një person ka marr lëndime të lehta, ndërsa ka edhe dëme materiale.   Në këtë pjesë të qytetit vazhdimisht ka aksidente të tilla.