Aksidenti tragjik: ‘Edhe unë kam vdekur’, i ati i Xhesikës i mbytur në lot pas vdekjes së vajzës

05.02.2017 19:34:26

Me lot në sy dhe një zë që i dridhet nga të qarët për humbjen e vajzës së tij, babai i Xhesika Gjinaj flet për lajmin e hidhur të vdekjes së të bijës.

“Nuk mund të flas më shumë. Nuk është e mundur. O zot, ishin të gjithë miq. Të gjithë fëmijë të mirë. Xhesika ishte e shkëlqyer, nuk e di, nuk e di, është një vajzë e shkëlqyer, unë kam vdekur, mjaft”, thotë ai i mbytur në lot.

Xhesika Gjinaj ishte një nga viktimat e aksidentit të sotëm në komunën italiane Guidonia Montecelio, ku humbën jetën katër të rinj, dy vajza shqiptare dhe dy italianë. Vajza tjetër shqiptare që mbeti e vdekur ishte Ambra Shailiani, 18 vjeçe.